Ndërlidhjet

Një 98-vjeçar akuzohet për krime lufte gjatë LDB-së


Auschwitz, 1945
Auschwitz, 1945
Prokurorët hungarezë kanë akuzuar një 98-vjeçar për krime lufte, të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Laszio Csatary dyshohet për organizimin e deportimit të rreth 15,700 hebrenjve në Ukrainë dhe të kampit nazist të vdekjes Auschwitz, në periudhën 1941-1944.

Zëdhënësja e Zyrës së Prokurorit në Budapest, Bettina Bagoly, ka thënë se rasti i Csataryt duhet të dalë në gjykim brenda tre muajsh.

Csatary është dënuar në mungesë me vdekje nga një gjykatë e Çekosllovakisë më 1948.

Ai ka ikur në Kanada pas Luftës së Dytë Botërore, por është kthyer në Hungari rreth 15 vjet më parë. Ai është gjetur dhe kapur korrikun e kaluar.
XS
SM
MD
LG