Ndërlidhjet

Vriten 7 dhe plagosen 20 nga kamikazi në Irak


Irak - Disa njerëz duke pastruar pas shpërthimit të
një bombe në xhaminë e Shiitëve

Irak - Disa njerëz duke pastruar pas shpërthimit të një bombe në xhaminë e Shiitëve

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë shtatë besimtarë myslimanë shiitë, pasi ka detonuar eksplozivin që mbante me vete pak para hyrjes në një xhami të Bagdadit.

Numri i viktimave të sulmit të sotëm është ende i paqartë, kurse mediat vendore raportojnë për 15 të vdekur.

Një zyrtar policor ka qenë pranë xhamisë kur ka ngjarë shpërthimi.

Ai i ka thënë agjencisë Reuters se kamikazi kishte për cak besimtarët që shkonin të falen në xhami, pas thirrjes së ezanit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë ende për këtë sulm.

Më se 20 persona raportohet të jenë lënduar nga shpërthimi.

Muajin e shkuar, mbi 1,000 veta janë vrarë gjithandej Irakut, që llogaritet të jetë vala më e madhe e dhunës në këtë shtet, prej trazirave të vitit 2006 dhe 2007.
XS
SM
MD
LG