Ndërlidhjet

Irani “i gatshëm të pezullojë” pasurimin e uraniumit


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Irani është i përgatitur për të pezulluar prodhimin e uraniumit të pasuruar. Ky hap, sipas tij, do të justifikonte edhe lehtësimin e sanskioneve ekonomike ndërkombëtare kundër Republikës Islamike.

Ministria e Jashtme ruse ka publikuar në ueb-faqen e saj zyrtare komentet e Lavrovit, të bëra për agjencinë KUNA të Kuvajtit.

“Iranianët kanë konfirmuar gjënë kryesore – gatishmërinë për t’u pajtuar për pezullimin e uraniumit të pasuruar në 20 për qind”, ka thënë Lavrov.

Ai nuk ka dhënë hollësi se si ka konfirmuar informacionin.

Lavrov ka thënë se kjo mund të çojë në një marrëveshje, që do të lehtësonte tensionet midis Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar.

Ministri rus po ashtu ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet t’iu përgjigjet “hapave konstruktivë” të Iranit.

Kombet e Bashkuara kanë vendosur sanksione kundër Teheranit, për shkak të frikës se ai përdor uraniumin e pasuruar për të bërë armë bërthamore.
XS
SM
MD
LG