Ndërlidhjet

Hoxhaj: Kosova, eksportuese e sigurisë në rajon


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj - foto arkivi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj - foto arkivi
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Republika e Kosovës aspiron që të jetë një eksportues i sigurisë, duke u bazuar në modelin e saj shumë të suksesshëm të shtetndërtimit.

Hoxhaj i ka bërë këto komente në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik në Shkup. I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë edhe zëvendës-ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Philip Reeker.

Hoxhaj nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëveshjen e Kosovës me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve, duke thënë se ajo shënon fundin e një konflikti njëshekullor ndërmjet dy vendeve dhe hap një kapitull të ri të marrëdhënieve ndërshtetërore.

“Si do që të jetë, kapitulli i ri duhet ende të shkruhet, prandaj për ne implementimi është aq i rëndësishëm sa edhe vetë nënshkrimi i marrëveshjes”, ka thënë Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG