Ndërlidhjet

Irak: Mbi 30 të vrarë nga sulmi në xhami


Bagdad - foto arkivi

Bagdad - foto arkivi

Dy kamikazë kanë kryer një sulm të koordinuar ndaj një xhamie shiite në Bagdad, duke vrarë së paku 31 persona.

Zyrtarët irakianë, ashtu si edhe burimet spitalore, kanë konfirmuar numrin e të vrarëve dhe kanë thënë se mbi 50 persona të tjerë janë plagosur.

Sulmi ka ndodhur gjatë faljes së mesditës. Përgjegjësinë për të nuk e ka marrë ende asnjë grup.

Iraku është përfshirë nga një valë në rritje e sulmeve. Muajin e kaluar janë vrarë mbi 1,000 persona.
XS
SM
MD
LG