Ndërlidhjet

Norvegjia ndihmon drejtësinë në Kosovë


Prishtinë, 18 qershor 2013.
Prishtinë, 18 qershor 2013.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu, i cili ishte i shoqëruar nga Sven Marius Urke, përfaqësues i Këshillit të Lartë gjyqësor dhe prokurorial të këtij vendi.

Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi me ndihmën që ka ofruar shteti norvegjez për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës, lidhur me zhvillimin e sistemit për menaxhimin e informatave për lëndët, thuhet në njoftimin për media.

Ministri Kuçi ka përkrahur projektin dhe ka thënë se ai ka për qëllim ngritjen e efikasitetit të trajtimit të lëndëve nga KGJK dhe KPK.

Në takim, po ashtu thuhet të jetë vlerësuar se me anë të këtij projekti do të ketë ambient më transparent të lëndëve, zhvillim të shkathtësive të stafit në përdorimin e teknologjisë informative, si dhe drejtësia do të jetë më afër qytetarëve.
XS
SM
MD
LG