Ndërlidhjet

Rusia pranë masave të reja për birësim


Duma ruse
Duma ruse
Duma shtetërore ruse ka miratuar në lexim të dytë projektligjin, i cili ndalon birësimin e fëmijëve nga ana e çifteve homoseksuale.

Leximi i tretë dhe i fundit është caktuar për të premten.

Ligji ndalon birësimin e jetimëve rusë nga çiftet e gjinisë së njëjtë dhe shtetasit beqarë, të cilët vijnë nga vendet ku martesat e homoseksualëve janë të legalizuara.

Muajin e kaluar, komisionari rus për të drejta të fëmijëve ka propozuar pezullimin e një marrëveshjeje të birësimit ndërmjet Moskës dhe Parisit, pasi Franca ka legalizuar martesat ndërmjet personave me gjini të njëjtë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se do të nënshkruajë ligjin që ndalon biërësimin e fëmijëve nga ana e çifteve homoseksuale nëse ai miratohet në Parlament.
XS
SM
MD
LG