Ndërlidhjet

Kurti: Aksione e demonstrata kundër ratifikimit


Prijësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Prijësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ndërmarrjen e disa aksioneve, por edhe organizimin e demonstratave për të kundërshtuar ratifikimin e Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë në Kuvendin e Kosovës.

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se Kosova asnjëherë nuk ka qenë në pozitë më të rëndë dhe të keqe që nga shpallja e pavarësisë.

Këto komente ai i ka bërë gjatë një konference për gazetar.

Aty zyrtarët e kësaj lëvizje kanë bërë të ditur se sonte në sheshet kryesore të 28 qyteteve do të organizohen aksione simbolike në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes.

Ndërkohë të enjten në ora 9 kur është planifikuar të mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Kosovës, para ndërtesës së legjislativit, Vetëvendosje ka paralajmëruar të mbajë edhe një protestë, të thirrur si gjithëpopullore.

Albin Kurti ka deklaruar se kryeministri Thaçi po e dërgon marrëveshjen për ratifikim në Kuvend vetëm për ta shpërndarë fajin me LDK-në dhe AAK-në.

“Arsyeja pse po e bjen për ratifikim këtë marrëveshje është për ta shpërnda fajin me LDK-në dhe AAK-në. Kurse është problem tjetër që ka gatishmëri për ta pranuar këtë shpërndarje faji. Por e vetmja arsye pse kjo marrëveshje po vjen në Kuvendin e Kosovës është për ta shpërnda fajin”, ka thënë Kurti.

Vetëvendosje e ka kundërshtuar dialogun me Serbinë që nga fillimi i procesit. Kurse marrëevshjet e arritura në këtë dialog i ka cilësuar si të dëmshme për shtetin e Kosovës dhe funksionimin e tij.
XS
SM
MD
LG