Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan- Vdesin 27, plagosën qindra nga bomba


Pakistan - Mjekët ndihmojnë të plagosurit nga shpërthimi i një bombe

Pakistan - Mjekët ndihmojnë të plagosurit nga shpërthimi i një bombe

Një kamikaz ka hedh vetën në erë në mes të qindra njerëzve gjatë një varrimi në veri-perëndim të Pakistanit, duke vrarë 27 veta.

Autoritetet thonë se në mesin e të vrarëve është edhe Imran Khan Mohmand, deputeti i posazgjedhur i një krahine, i cili dyshohet të ketë qenë cak i sulmit.

Shpërthimi që ngjau në fshatin Shergarh të qarkut Mardan, ishe sulmi më i përgjakshëm në këtë rajon që prej zgjedhjeve nacionale të 11 majit, ku u instalua qeveria e re në krahinnën e Khyber Pakhtunkva.

Vdekja e deputetit është konfirmuar për radion tonë nga një ndihmës i afërt i Imran Khan.

Askush ende nuk ka marr përgjegjësinë për këtë sulm.

Imran Kham Mohmand ishte deputet i pavarur në këtë krahinë.
XS
SM
MD
LG