Ndërlidhjet

G8 unike, fton konferencë paqësore për Sirinë


Mbretëria e Bashkuar - Liderët e vendeve anëtare të G8 gjatë një sesioni pune, në Enniskillen, Irelanda e Veriut, 18Qershor2013
Mbretëria e Bashkuar - Liderët e vendeve anëtare të G8 gjatë një sesioni pune, në Enniskillen, Irelanda e Veriut, 18Qershor2013
Liderët e grupit të tetë shteteve më të industrializuara në botë kanë thirrë për mbajtjen e një konferencë paqësore për konfliktin e Sirisë, sa më parë të jetë e mundur.

Kryeministri britanik David Cameron tha sot pas Samitit të G8-së se liderët botëtor kanë arritur që të tejkalojnë “dallimet fundamentale” rreth të ardhmes së Sirisë.

Liderët global kanë bërë thirrje për krijimin e qeverie kalimtare siriane, që do të “formohej me pajtim të përbashkët”.

Komunikata e përbashkët, shkruan se liderët kanë zotuar 1.5 miliardë dollar në ndihma humanitare për Sirinë, por nuk kanë përmendur në asnjë rresht të ardhmen e presidentit sirian Bashar al-Assad, që duket të jetë një koncesion për Rusinë.

Presidenti rus Vlladimir Putin tha pas samitit se armatosja e kryengritësve sirian mund t’i kthehet prapa si boomerang shteteve që vendosin ta bëjnë këtë gjë, ndërsa ka mbrojtur kontaktet ushtarake që kanë rusët me qeverinë siriane.
XS
SM
MD
LG