Ndërlidhjet

Nesër marrëveshja e re kufitare Bosnje-Kroaci


Bosnje e Hercegovinë - Policë boshnjak dhe kroat duke kontrolluar pasaportat në vendkalimin kufitar Klek-Neum
Bosnje e Hercegovinë - Policë boshnjak dhe kroat duke kontrolluar pasaportat në vendkalimin kufitar Klek-Neum
Anëtari serb i presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës ndryshon qëndrimin e tij dhe është pajtuar të martën për rregullat e nevojshme të reja kufitare me Kroacinë, në kohën kur ky shtet fqinj i saj do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian në korrik.

Nebojsha Radmanoviq, kryesuesi serb i presidencës së Bosnjës, tha se ka ndryshuar mendjen pasi ka marr dritën jeshile nga liderët e Republikës Serbe të Bosnjës, rreth kësaj çështjeje.

Pa një marrëveshje të tillë, e cila pritet të nënshkruet në mërkurën në Bruksel, njerëzit dhe produktet bosnjake, nuk do të lejoheshin të kalonin kufirin kroat nga 1 korriku, që do të ishte një pengesë shumë e madh per eksportet e shtetit.

Rregullat e reja janë konsideruar kryesisht se çështje procedurale, por Radmanoviq tha të hënën se përfaqësuesit serb kanë qenë të përjashtuar nga paneli ad-hoc i cili u pajtua për këtë pakt me Kroacinë javën e kaluar, dhe se ai nuk pajtohej me këto aranzhmane.

Komisioni Evropian ka caktuar ditën e mërkurën për nënshkrimin e marrëveshjes së re kufitare, e cila po të mos arrihej do t’i linte kalimet kufitare pezull.
XS
SM
MD
LG