Ndërlidhjet

NSA: Amerika u dëmtua nga zbulimet e Snowden


Sh.B.A. – Gjenerali Keith Alexander, komandant i Komandës Kibernetike të Amerikës, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), 18Qershor2013

Sh.B.A. – Gjenerali Keith Alexander, komandant i Komandës Kibernetike të Amerikës, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), 18Qershor2013

Zbulimi publik i programeve amerikane të mbikëqyrjes kanë shkaktuar dëme “të pariparueshme” për sigurinë kombëtare, dhe i kanë ndihmuar armiqtë e Amerikës, tha të martën kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA).

“Mendoj se dëmi është i madh dhe i pakthyeshëm për kombin tonë”, tha drejtori i NSA, gjenerali Keith Alexander gjatë dëshmisë së tij para Komitetit të Inteligjencës së Dhomës së Përfaqësuesve.

I pyetur nëse zbulimi publik që ka bërë dikur nëpunësi i NSA Edward Snowden, ka ndihmuar armiqtë e Shteteve të Bashkuara, gjenerali u përgjigj:

“Besoj se po, dhe besoj që ky zbulim do të na lëndoj ne, dhe aleatët tanë.”
XS
SM
MD
LG