Ndërlidhjet

Mali nënshkruan armëpushimin me Tuaregët


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Malit ka nënshkruar një marrëveshje armëpushimi me kryengritësit Tuareg të martën, duke hapur kështu rrugën për trupat qeveritare dhe administratorët civil për t’u kthyer në pjesën veriore të shtetit.

Marrëveshja është arritur, pas gati dy javësh bisedimesh të ndërmjetësuara nga fuqitë rajonale, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Bisedimet janë zhvilluar në kryeqytetin e Burkina Faso, ndërsa kanë për qëllim kthimin e paqës në rajonin verior të kontrolluar nga Tuaregët, para zhvillimit të zgjedhjeve kombëtare në muajin korrik.
XS
SM
MD
LG