Ndërlidhjet

Hoxhaj takon Reeker


Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj (M) me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker (D), gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, 18Qershor2013

Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj (M) me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Philip Reeker (D), gjatë pjesëmarrjes në takimin ministror të Kartës SHBA-Adriatik (A5) në Shkup, 18Qershor2013

Shtetet e Bashkuara shprehin përkrahjen e mëtutjesme për Kosovën, në nismen e saj për pjesëmarrje dhe anëtarësim në nismat rajonale, thotë ekzekutivi në Prishtinë.

Ministria e Jashtme e Kosovës, në një komunikatë për shtyp, shkruan se ministri Enver Hoxhaj mori këtë mbështjetje gjatë një takimi që ka zhvilluar me zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker, në Shkup gjatë pjesëmarrjes në takimin ministrot të Kartës së Adriatikut.

Gjatë takimit, ministri Hoxhaj ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe të qeverisë për përkrahjen e fuqishme që Shtetet e Bashkuara po japin për Kosovën, në të gjitha aspektet.

Hoxhaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral dhe partneritetit strategjik me SHBA-të, ndërsa e falënderoi për për kontributin e madh në arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, thuhet se ka vlerësuar progresin në Kosovë dhe ka shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-ve për Kosovën, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen dhe anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale.

Gjatë ditës në Shkup, ministri Enver Hoxhaj u takua edhe me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Musa Xhaferri, i cili ka shprehur mbështetjen e Shkupit për Prishtinën, me theks të veçantë për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në nisma dhe organizata rajonale, përfshirë Kartën e Adriatikut.
XS
SM
MD
LG