Ndërlidhjet

Të enjten bisedimet ShBA-Taleban


Katar -- Mysafirët arrijnë në hapjen e zyrës politike të Talebanëve në Doha, 18Qershor2013.
Katar -- Mysafirët arrijnë në hapjen e zyrës politike të Talebanëve në Doha, 18Qershor2013.
Pakistani ka përshëndetur hapjen e zyrës së talebanëve afgan në Katar, dhe lajmërimin se Shtetet e Bashkuara dhe talebanët do të nisin shumë shpejt bisedimet paqësore.

Ministria e Jashtme e Pakistanit “ka thirr për një kohë të gjatë për arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe të negociuar për konfliktin në Afganistan”.

Për vite të tëra, Pakistani ka qenë përkrahës i talebanëve afgan dhe u ka lejuar atyre që të fsihen në Pakistan, përkundër mbështjetjes së deklaruar publikusht të Islamabadin, për të luftuar ekstremizmin islamik.

Shtetet e Bashkuara dhe zyrtarët e talebanëve do të takohen në Doha këtë të enjten.

Në një komunikatë për shtyp, talebanët kanë thënë se duan të krijojnë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe se mbështesin një zgjidhje politike për Afganistanin.

Administrata amerikane pritet që t’i bëjë thirrje talebanëve që eventualisht, në mënyrë eksplicite, t’i denoj militantët e Al-Kaidas.
XS
SM
MD
LG