Ndërlidhjet

Obama synon reduktim global të armëve nukleare


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama
Presidenti Barack Obama do të prozoj të mërkurën që Shtetet e Bashkuara dhe Rusia të ulin numrin e mbushjeve nukleare stratigjike për një të tretën e numrit aktual, dhe uljen e numrit të arsenalit bërthamor taktik në Evropë, ka thënë një zyrtar amerikan.

Një zyrtar i lartë ka thënë për agjencinë AFP se Obama është i vendosur që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, mund të mbajnë një pozitë të fuqishme dhe të besueshme bërthamore duke ndjekur politikën e reduktimit të armatimit bërthamor për një të tretën, në nivelin e traktatit të Uljes së Srsenalit të Armëve Strategjike-START.

Sipas traktatit të ri të START, që u negociua gjata mandatit të parë të Obamas në Moskë, dy ish armiqtë e luftës së ftohtë, do të ulin armët strategjike bërthamore nën nivelin e 1,550 armëve në stoqe, ndërsa me uljen e një të tretës së tyre, pritet që numri të bjen në 1,000.
XS
SM
MD
LG