Ndërlidhjet

logo-print

Ministrja italiane Emma Bonino viziton Kosovën


Ilustrim

Ilustrim

Ministrja e Jashtme e Italisë Emma Bonino do të vizitojë sot Kosovën.

Kryediplomatja italiane ka qenë të martën në Beograd, ku ka lavdëruar përpjekjet e Serbisë dhe vendosmërinë e autoriteteve serbe që më 19 prill lidhën marrëveshjen me Prishtinën në Bruksel, ndërsa ka bërë thirrje që të vazhdoj zbatimi i marrëveshjes për normalizim të raporteve, të cilën çështje, siç ka paralajmëruar Bonino, do t’a përcjell edhe tek autoritetet në Prishtinë.

Shefja e diplomacisë italiane vjen në Prishtinë, me ftesë të homologut të saj kosovar Enver Hoxhaj, ndërsa pritet të ketë një varg takimesh me udhëheqësit institucional të Kosovës.

Ministrja Emma Bonino ka thënë se Roma zyrtare e konsideron nënshkrimin e marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, “dhe të gjitha atyre masave në saje të zbatimit të saj, si një adut për të cilin Serbia e meriton datën konkrete për nisjen e negociatave” për përafrim me Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG