Ndërlidhjet

Shpërthim në veri të Mitrovicës


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Koosvës ka njoftuar për një shpërthim që ka ndodhur të martën pasdite në një parking të një ndërtese në veri të Mitrovicës.

Tri automjete dhe disa xhama të dritareve të ndërtesës më të afërt kanë pësuar dëme materiale, thuhet në njoftim.

“Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjeti eksplodues i cili nën rrethana ende të pasqaruara ka shpërthyer në rrugën “Xhon Kenedi”, ka shkaktuar dëme materiale në tri automjetet civile dhe në disa xhama të dritareve të ndërtesave në afërsi ndërsa nuk është raportuar për të lënduar në njerëz”, vijon njoftimi i policisë.

Hetuesit policor, thuhet se janë në pritje të raportit ekzaminues të ekspertëve për të përcaktuar llojin e mjetit shpërthyes të përdorur në këtë akt kriminal.

Sipas informatave të para, besohet se mjeti shpërthyes mund të ketë qenë eksploziv plastik, artizanal, me masë prej rreth 500 gram, me mundësi të aktivizimit me fitil ngadalë ndezës, të vendosur në një shkurre në afërsi të veturave të parkuara.

Policia ka iniciuar hetimet për të zbuluar shkaqet, motivet dhe të dyshuarit e mundshëm të këtij akti kriminal.
XS
SM
MD
LG