Ndërlidhjet

Vazhdojnë protestat në Brazil


Ilustrim
Ilustrim
Dhjetëra mija qytetarë kanë vazhduar të demonstrojnë në qytetet kryesore Brazil kundër korrupsionit, shërbimeve të varfra qeveritare, dhe shpenzimeve marramendëse që po bëhen në përgatitje të kampionatit botëror të futbollit, i planifikuar për vitin e ardhshëm.

Afro 50,000 njerëz janë mbledhur të martën mbrëma jashtë katedralës kryesore në Sao Paolo, që llogaritet si një shenjë shtesë për vazhdimin e protestave në Brazil.

Presidentja braziliane Dilma Rousseff ka thënë se njeh nevojën për shërbime më të mira publike që kërkon një qeverisje më të përgjegjshme.

Ajo madje edhe ka uruar protestuesit për nivelin e maturisë që kanë treguar dhe kulturës gjatë protestave.
XS
SM
MD
LG