Ndërlidhjet

UP nderon ambasadorët Hill e Petritsch me Doctor Honoris Causa


Rektorati i Universitetit të Prishtinës

Rektorati i Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nderuar ambasadorin amerikan Christopher Hill dhe atë austriak Wolfgang Petritsch me titullin Doctor Honoris Causa.

Ndarja e këtij titulli për diplomatët Hill dhe Petritsch është bërë për të nderuar kontribution e tyre në rrugën e gjatë të Kosovës deri te liria dhe pavarësia e saj.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi tha se Kosova kishte fatin e saj në fatkeqësi që kishte miq kaq të fuqishëm e të përkushtuar siç janë ambasadorët Hill dhe Petritsch.

Ndërkaq ambasadori Hill, ka thënë me këtë rast se me nderimin e një diplomati amerikan, ju po nderoni gjithë popullin amerikan.

Ambasadorët Hill dhe Petritsch kanë lavdëruar përparimet e arritura në Kosovë, 15 vjet pas angazhimit të tyre në misionin e paqes në kohën e luftës.

Të dy diplomatët ishin të dërguar special të Shteteve të Bashkuara, përkatësisht Bashkimit Evropian gjatë periudhës së luftës që kulmoi me Konferencën e Rambujes.
XS
SM
MD
LG