Ndërlidhjet

Policia çeke arreston "kryemafiozin" Gjeorgjian


Czech Republic -- The scene of a crime is barred with police tape in Brno, 23May2013

Czech Republic -- The scene of a crime is barred with police tape in Brno, 23May2013

Policia çeke thotë të ketë arrestuar një prej liderëve të një grupi të organizuar kriminal nga Gjeorgjia.

Zyrtarët policor pa dhënë detaje për emrin e të dyshuarit, thonë se 46 vjeçari i prangosur në Pragë të martën, është anëtar i “grupit kriminal Kutaisi” nga Gjeorgjia.

Arrestimi i tij ishte pjesë e një operacioni kundër të ashtuquajturve “hajna me ligj”, ose të anëtarëve të krimit të organizuar të shteteve që dikur ishin republika të Bashkimit Sovjetik.

Disa nga anëtarët e arrestuar të këtij grupi dyshohen për zhvatje, vrasje me porosi, dhe shpërlarje të parave.
XS
SM
MD
LG