Ndërlidhjet

Vetëvendosja-qytetarëve: Thirrni deputetët


Ilustrim

Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje në saje të përgatitjes së protestës së nesërme në kundërshtim të ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, ka shpërndarë në rrjetet sociale numrat e telefonit të 120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

“Secili prej nesh mund të bëjë përpjekje edhe kolektive, edhe individuale për ta ndaluar votimin e kësaj marrëveshje”, thuhet në njoftimin që ka dërguar lëvizja medieve.

Për më tepër, në komunikatën e saj, Vetëvendosja shkruan se shpërndarja e numrave të telefonave mobil të deputetëve të Kuvendit në opinion, është bërë me shkas, që edhe vet qytetarët t’iu drejtohen ligjvënësve.

“Unë si qytetar/e i Kosovës ju kërkoj që të respektoni detyrën që keni si deputet i Kuvendit tonë, pra të mos ta votoni legalizimin e Serbisë në Kosovë duke ratifikuar e Marrëveshjen Thaçi-Daçiq”, thotë komunikata e Vetëvendosjes.
XS
SM
MD
LG