Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga pritet nga presidenti Fisher


Vjenë - Presidenti i Austrisë Heinz Fischer me presidenten Atifete Jahjaga, 19Qershor2013

Vjenë - Presidenti i Austrisë Heinz Fischer me presidenten Atifete Jahjaga, 19Qershor2013

Presidentja Atifete Jahjaga, po qëndron në vizitë shtetërore në Republikën e Austrisë, me ftesë të presidentit Heinz Fischer.

Ajo u prit me ceremonitë më të larta shtetërore dhe sot pati takime me presidentin Fischer dhe me kryetaren e parlamentit të republikës së Austrisë, Barbara Prammer.

Gjatë takimeve u bisedua për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, për zhvillimet në rajon, si dhe theks i veçantë, thuhet se iu kushtua agjendës së integrimeve evropiane për Kosovën.

Në komunikatën e presidencës thuhet se zyrtarët austriak i dhanë mbështetje të plotë Kosovës në të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon vendi dhe gjithashtu “përshëndetën marrëveshjen e arritur në Bruksel ndërmjet dy kryeministrave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke e parë këtë si të vetmen rrugë për gjetjen e zgjidhjeve për të gjitha çështjet”.

Presidentja Jahjaga gjatë vizitës në Austri mbajti një konferencë për media, ku theksoi rëndësinë e mbështetjes së Austrisë për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, për avancimin e proceseve demokratike në vend si dhe politikave për sundimin e rendit dhe të ligjit.
XS
SM
MD
LG