Ndërlidhjet

SHBA “mbështet Serbinë drejt BE-së”


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin dhe ndihmojnë rrugën evropiane të Serbisë, është thënë në takimin e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Beograd, Michael Kirby.

Siç transmetojnë mediat serbe, dy zyrtarët kanë vlerësuar se bisedimet e Beogradit me Prishtinën dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura “janë kontributi më i mirë në stabilitetin e rajonit dhe zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

Në takim po ashtu është thënë se Serbia dhe SHBA-ja do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e ekonomisë.
XS
SM
MD
LG