Ndërlidhjet

Ban dhe Xi diskutojnë konfliktet ndërkombëtare


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka takuar në Pekin presidentin e Kinës, Xi Jinping, për të diskutuar rreth Koresë së Veriut, Sirisë dhe çështjeve të tjera.

Mësohet se Xi i ka premtuar Banit se Kina do të rrisë përpjekjet për të promovuar zgjidhje paqësore të konflikteve ndërkombëtare.

Kina është aleat i vetëm i Koresë Veriore dhe ka qenë nën presion për të nxitur vendin komunist që t’i japë fund programit bërthamor.

Kina po ashtu është kritukuar se, së bashku me Rusinë, ka bllokuar tri rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të sanksionuar presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për shkak të konfliktit civil në këtë vend.
XS
SM
MD
LG