Ndërlidhjet

logo-print

MPJ: Pecit i ka munguar përgjegjësia


Lulzim Peci

Lulzim Peci

Ministria e Jashtme e Kosovës ka dalë me reagim publik pas dorëheqjes nga posti të zyrtarit ndërlidhës të Kosovës në Serbi, Lulzim Peci.

Në reagimin dërguar mediave thuhet se zotit Peci, në momente të caktuara, i ka munguar “profesionalizmi, morali i lartë, përgjegjësia, dinjiteti shtetëror dhe nacional”.

“Qëndrimi i tij njëditor dhe kthimi i menjëhershëm në Prishtinë, adresimi në konferencë për media në gjuhën e vendit ku ka shkuar dhe jo vendit që përfaqëson, takimet e paautorizuara me përfaqësues të shtetit të Serbisë dhe pretendimi i tij për qëndrime politike personale kanë tejkaluar kompetencat, si dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me sjelljen e tij e që lidhen me sigurinë shtetërore, të cilat ende nuk janë për opinion publik, nuk kanë paraqitur përfaqësuesin e denjë të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJ-së.

Po sipas tij, Peci ka qenë i propozuar për shkarkim dhe dorëheqja është hap i paraprirë prej tij.

Për hollësi të tjera rreth këtij zhvillimi lexoni këtu.
XS
SM
MD
LG