Ndërlidhjet

“Miqtë e Sirisë” mblidhen në Doha


Alepo, Siri
Alepo, Siri
Ministrat e jashtëm të grupit “Miqtë e Sirisë” do të takohen të shtunën në Katar, për të diskutuar mbështetjen për rebelët sirianë, të cilët luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Diplomatët kanë thënë se ministrat e 11 vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, shtetet evropiane dhe aleatët rajonalë, do të ndjekin takimin në Doha.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se ministrat do të flasin për mbështetjen e opozitës siriane dhe përpjekjet për të gjetur zgjidhje të konfliktit dyvjeçar.

Diplomatët francezë janë cituar të kenë thënë se Miqtë e Sirisë do të diskutojnë kërkesën e rebelëve për armë.
XS
SM
MD
LG