Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq aktori James Gandolfini


Një skenë nga serili "The Sopranos"

Një skenë nga serili "The Sopranos"

Aktori amerikan, James Gandolfini, i njohur për rolin e tij si gangster i mafias në serialin televiziv, “The Sopranos”, ka vdekur në moshën 51 vjeçare.

Rrjeti HBO, që e transmetoi serialin “The Sopranos”, ka njoftuar se aktori ka vdekur derisa ishte në pushim në Itali.

Mendohet se ai ka vdekur nga sulmi në zemër.

Në njoftim, rrjeti HBO e ka vlerësuar të ndjerin Gandolfini si talent të madh dhe person të dashur e bujar.

Ai e ka luajtur rolin e shefit të mafias, Tony Soprano, në serialin televiziv, që u transmetua prej vitit 1999 e deri në vitin 2007.

Ai ka luajtur edhe në filmat “Zero Dark Thirty”, “True Romance”, “Get Shorty”, e të tjerë.
XS
SM
MD
LG