Ndërlidhjet

SHBA, Afganistan: Kerry bisedoi me Karzain


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka bisduar me telefon me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, në përpjekje për t’i zbutur mospajtimet, që e kërcënojnë ripërtitjen e bisedimeve paqësore me talibanët.

Dje Karzai është kërcënuar se do t’i bojkotoj bisedimet me talibanët, që drejtohen nga Shtetet e Bashkuara, dhe tha se i pezullon negociatat me Uashingtonin për marrëveshjen lidhur me raportet e dy vendeve, pas vitit 2014.

Administrata e Karzait është e zemëruar pasi talibanët të martën në Katar e kanë hapur një zyre duke e përdorë emrin e shfrytëzuar derisa ishin në pushtet, nga viti 1996 e deri në vtin 2001, “Emiratet Islamike të Afganistanit”.

Karzai ka kërkuar që bisedimet paqësore duhet të jenë të udhëhequra nga afganët.

Një zyrtar amerikan tha se bisedimet me talibanët megjithatë mund të mbahen gjatë disa ditëve të ardhshme.
XS
SM
MD
LG