Ndërlidhjet

Bruksel: Takim Thaçi – Daçiq, ndërmjetëson Catherine Ashton

  • RFE /RL

Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, në takimin në Bruksel më 21 Maj të këtij viti

Hashim Thaçi, Catherine Ashton dhe Ivica Daçiq, në takimin në Bruksel më 21 Maj të këtij viti

Në Bruksel sot më vonë gjatë ditës, pritet të mbahet një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, në të cilin do të diskutohet për çështjet për të cilat nuk është arritur marrëveshje ndërmjet grupeve punuese lidhur me zbatimin e marrëveshjes për normalizim Kosovë - Serbi, më 19 Prill të këtij viti në Bruksel.

Takimi i dy kryeministrave mbahet me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton.

Raportohet që në delegacionin e Kosovës, pos kryeministrit Thaçi, gjenden edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, dhe koordinatori për bisedimet me Serbinë, Blerim Shala.(f. b.)
XS
SM
MD
LG