Ndërlidhjet

Gandolfini - një gjeni i paharrueshëm


James Gandolfini vdiq në moshën 51 vjeçare
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:54 0:00

James Gandolfini vdiq në moshën 51 vjeçare

“Ai ishte një gjeni. Kushdo që e ka parë edhe përformancën e tij më të vogël, e di një gjë të tillë”.

Kështu tha krijuesi i “Sopranos” David Chase, për James Gandolfinin.

James Gandolfini, i cili portretizoi një bos të krimit në një prej serive më të mëdha televizive, "Sopranos", vdiq në Itali në moshën 51 vjeçare.

Ai ishte në pushime në Romë, dhe menaxherët e tij, Mark Armstrong dhe Nancy Sanders njoftuan për vdekjen e tij, por nuk treguan shkakun e vdekjes së tij.

Gandolfini, i cili fitoi tre Emmy Awards për rolin e tij të Tony Sopranos, punoi vazhdimisht në filma dhe në skenën teatrale, edhe pas përfundimit të serialit.

Në vitin 2009 ai fitoi Tony Award, për rolin e tij në produksionin “God of Carnage.”

“Na janë thyer zemrat dhe ai do të na mungojë shumë. Ai dhe familja e tij ishin pjesë e familjeve tona për shumë vite dhe ne të gjithë po vajtojmë”, thanë Armstrong dhe Sanders.

Rrjeti televiziv HBO - prodhim i të cilit ishte edhe seriali "Sorpanos", e quaji aktorin një "njeri i posaçëm, një talent i madh, por më e rëndësishmja - një person i dashur që i trajtonte të gjithë njerëzit me respekt, pa marrë parasysh pozitën e tyre". HBO u shprehi ngushëllime të thella gruas dhe fëmijëve të aktorit.

Gandolfini dhe bashkëshortja e tij, Deborah, të cilët ishin kurorëzuar në vitin 2008, e kanë një vajzë, Liliana, e cila lindi vitin e kaluar. Aktori ka edhe një djalë adoleshent nga martesa e parë, të quajtur Michael.

Aktori, në bashkëpunim me HBO-në, punoi në dokumentarin "Alive Day Memories: Home from Iraq". Në një intervistë për Associated Press, ai tha:

"A mendoj qe dokumentari mund të ndryshojnë botën? Jo, por mendoj që do të ketë persona që do të mësojnë nga ai, dhe kjo mjafton".

Shumë njerëz të famshëm komentuan me dhimbje për vdekjen e aktorit.

“I madhi James Gandolfini vdiq sot. Vetëm 51 vjeçar. Nuk mund ta besoj", kishte shkruar në profilin e saj në Twitter, Bette Midler.

"Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për familjen e James Gandolfinit. Një aktor i jashtëzakonshëm. Pusho në paqe, zoti Gandolfini”, shkruan në Twitter, Robin Williams.

Gandolfini u lind më 18 shtator, 1961. Ai u rrit në Park Ridge, New Jersey.(g.kraja)

* Marrë nga AP
XS
SM
MD
LG