Ndërlidhjet

Kinë, Rusi: Kundërshtohen kritikat e SHBA-ve


Moska dhe Pekini i kanë kundërshtuar sot vlerësimet e paraqitura në raportin e fundit të Departamentit amerikan të shtetit për trafikimin e njerëzve në gjithë botën.

Rusia ka shprehur “indinjatë” për mundësinë që të goditet nga sanskionet e Shteteve të Bashkuara, pasi Uashingtoni i dha Rusisë rejtingun më të ulët të mundshëm në luftën kundër trafikimit të njerëzve.

Raporti i Departamentit amerikan të shtetit thotë se Rusia, Uzbekistani dhe Irani, kanë marrë vlerësime negative për shkak të dështimit që ta shqyrtojnë trafikimin e njerëzve dhe nuk kanë plane konkrete që ta bëjnë këtë.

Duke cituar statistika nga Qendra Kërkimore e Migracionit, raporti thotë se një milion njerëz në Rusi u janë ekspozuar kushteve “eksploatuese” të punës, përfshirë mbajtjen e dokumenteve, mospagesën për shërbime, abuzimin fizik, dhe kushtet ekstremisht të varfëra të jetesës.

Konstantin Dolgov, komisionar për të drejtat e njeriut në Ministrinë e jashtme të Rusisë, tha sot se raporti ishte politikisht i njëanshëm. Sipas tij, “hapat jomiqësor do të hasin në ndëshkim proporcional”.

Ministria e jashtme e Kinës kritikën e Shteteve të Bashkuara e ka cilësuar si “të njëanshme” dhe “arbitrare”.
XS
SM
MD
LG