Ndërlidhjet

Talebanët-SHBA-ve: T'i shkëmbejmë robërit!


Katar - Zyra e talebanëve në Doha 18Qershor2013
Katar - Zyra e talebanëve në Doha 18Qershor2013
Talebanët afgan thonë se janë të gatshëm të shkëmbejnë ushtarin amerikan të zënë robër prej vitit 2009, për pesë zyrtarë të lartë talebanë që janë të burgosur në Guantanamo Bay.

Zëdhënësi i zyrës së talebanëve në Katar, Shaheen Suhail, tha për Associated Press të enjten se ushtari amerikan “është, me sa e di unë, në gjendje të mirë”.

Suhail tha se shkëmbimi i të burgosurve është çështja e parë në agjendën e talebanëve para hapjes së bisedimeve në Katar.

Talebanët dhe zyrtarët e Shteteve të Bashkuara pritej të nisin këtë javë bisedimet, por me sa duket ato do të shtyhen.

Presidenti afgan Hamir Karzai ka bërë të ditur se nuk do të dërgoj përfaqësues të tij në Katar, nëse procesi paqësor “nuk udhëhiqet nga Afganët”.

James Dobbins, përfaqësuesi i posaçëm amerikan për Afganistanin dhe Pakistanin, ka shtyrë planet e tij për të shkuar në Katar.
XS
SM
MD
LG