Ndërlidhjet

OKB: Forca izraelite abuzon fëmijët palestinez


Një protestues palestinez i ofrohet ushtarit izraelit gjatë një protese në fshatin Nabi Saleh, në Rripin e Gazës

Një protestues palestinez i ofrohet ushtarit izraelit gjatë një protese në fshatin Nabi Saleh, në Rripin e Gazës

Kombet e Bashkuara kanë akuzuar të enjten policinë dhe ushtrinë e Izraelit për abuzim me fëmijë të Palestinës, përfshirë torturën, izolimin e tyre në çeli, kërcënimet për vdekje dhe dhunë seksuale në burgje.

Komiteti i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, në një raport për gjendjen në Izrael ka shfaqur “shqetësimin më të thelle për praktikat e raportuara të torturës dhe keqtrajtimit të fëmijëve palestinez të arrestuar, ndjekur penalisht dhe të mbajtur nën arrest nga ushtria dhe policia.”

Ky departament i OKB-së thotë se ushtarët kanë arrestuar të rinjë palestinez në baza të rregullta gjatë natës, duke ua lidh duart dhe sytë, ndërsa shpesh këta fëmijë i kanë transferuar në qendra paraburgimi pa njoftuar paraprakisht prindërit e tyre.

Në raportin e vet ky komitet shkruan se fëmijët e arrestuar palestinez ishin sistematikisht subjekt i dhunës fizike dhe verbale, se ata ishin të kërcënuar me vdekje, të rrahur, dhe të abuzuar seksualisht, se kishin qasje të kufizuar në ushqim, ujë dhe toalete.

“Këto krime janë kryer nga momenti i arrestimit, gjatë transferit dhe marrjes në pyetje, për të marr prej tyre rrëfimin, por edhe në baza arbitrare, siç e kanë dëshmuar disa ushtarakë të Izraelit gjatë paraburgosjes [të fëmijëve]”, ka thënë ky komitet.
XS
SM
MD
LG