Ndërlidhjet

logo-print

$250M denim Tokio Bankës për shpërlarje parash


Ilustrim

Ilustrim



Rregullatorët e Nju Jorkut thonë se Banka e Tokios Mitsubishi-UFJ Ltd do të paguaj 250 milionë dollarë shtetit për shpërlarjen e miliarda dollarëve në transaksionet që kanë thyer sanksionet ekonomike kundër disa shteteve, përfshirë Iranin dhe Sudanin.

Departamenti amerikan i shtetit për Shërbimet Financiare, tha të enjten se kjo bankë është pajtuar për të paguar këtë dënim, dhe për të qenë e mbikëqyrur rreptësisht, për shkak të transaksioneve prej 28,000 dollarësh, që rezultojnë në total prej 100 miliadër dollarë, prej viteve 2002 e deri më 2007.

Ky departament ka thënë se punëtorët e Bankës së Tokios kanë larguar në mënyrë rutinore informatat nga rrjeti i transfereve të cilat do të mund të identifikonin qeveritë ose entitetet afariste të cilat ishin nën sanksione.

Banka njoftoi të enjten se ka raportuar këto shkelje trupit të saj rregullativ dhe ka ndaluar këto praktika prej vitit 2007.
XS
SM
MD
LG