Ndërlidhjet

Jolie fton liderët të ndalin luftën në Siri


Jordani – Aktorja Angelina Jolie, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e jashtëm norvegjez Espen Barth Eide, në kampin Al Zaatri që strehon refugjatë të ikur nga lufta në Siri, 20Qershor2013

Jordani – Aktorja Angelina Jolie, gjatë një konference të përbashkët me ministrin e jashtëm norvegjez Espen Barth Eide, në kampin Al Zaatri që strehon refugjatë të ikur nga lufta në Siri, 20Qershor2013

Angelina Jolie tha të enjten se lufta në Siri është kriza më e madhe akute në botë, ndërsa u ka bërë thirrje liderëve botëror që të bëjë përpjekje maksimale diplomatike për t’i dhënë fund këtij problemi.

Jolie vizitoi sot kampin më të madh të refugjatëve sirian në Jordani, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të agjencisë për refugjatë të Kombeve të Bashkuar.

“I bëjë thirrje të liderëve botëror – Ju lutem, lëni mënjanë dallimet tuaja, bashkohuni për t’i dhënë fund kësaj dhune, dhe bëjeni që diplomacia të fitoj”, i tha Jolie medieve.

Sipas saj, refugjatët në të shumtën e rasteve janë të harruar, dhe të keqkuptuar, pasi fati i miliona njerëzve që kanë ikur nga Siria, varet nga politika.

“Refugjatët shihen si barrë, si njerëz të padobishëm, ose si njerëz që duan të shkojnë në shtetet e tjera. Por kjo nuk paraqet realitetin sa i përket refugjatëve”, tha ajo gjatë një konference të përbashkët me ministrin e jashtëm norvegjez Espen Barth Eide, në kampin Al Zaatri që strehon refugjatë të ikur nga lufta në Siri.
XS
SM
MD
LG