Ndërlidhjet

Rusia $60 miliardë kontratë nafte me Kinën


Rusi - Presidenti rus Vlladimir Putin gjatë takimit me zëvendëskryeministrin kinez Zhang Gaoli, 20Qershor2013
Rusi - Presidenti rus Vlladimir Putin gjatë takimit me zëvendëskryeministrin kinez Zhang Gaoli, 20Qershor2013
Presidenti rus Vlladimir Putin ka paralajmëruar se kompania më e madhe nafte në Rusi po bënë gati një marrëveshje 60 miliardë dollarëshe për të furnizuar Kinën me naftë.

Putin që takoi të enjten zëvendëskryeministrin kinez Zhang Gaoli tha se marrëveshja e “paprecedentë” do t’i mundësoj kompanisë Rosneft dërgimin e miliona tonë naftë të papërpunuar për Kinë.

Rusia ka planifikuar të ndërtojë një seri të naftësjellësve dhe gazsjellësve për Kinë, por negociatat ndërmjet të dy vendeve kanë qenë zakonisht të stërzgjatura për shkak të negociatave për çmimin e shitjes.

Presidenti rus ka përmendur edhe dërgesa të gazit për Kinë, duke thënë se Rusia ka “hapësira të mëdha për bashkëpunim ndërmjet të Kinës dhe Gazpromit rus dhe Novatekut, që është prodhuesii i dytë me i madh i gazit natyror”.
XS
SM
MD
LG