Ndërlidhjet

Obama do të emëroj Jom Comey në krye të FBI-së


Ilustrim
Ilustrim
Shtëpia e Bardh thotë se Presidenti Barack Obama pritet që të emëroj të premten Jom Comey si drejtorin e ardhshëm të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI).

Nëse konfirmohet nga Senati, Comey, një anëtar i Partisë Republikane do të zëvendësoj drejtorin e deritashëm të FBI-së Robert Mueller.

Mueller ka drejtuar agjencinë kryesore të zbatimit të ligjit në Amerikë, prej pak para sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011.

Robert Mueller pritet të lëshoj postin dikur në vjeshtë të këtij viti.

Jom Comey ka shërbyer si zëvendës prokuror i shtetit, në kohën e presidentit GeorgeWË. Bush, dhe llogaritet të ketë një përvojë të madhe në hetimin e terrorizmit.
XS
SM
MD
LG