Ndërlidhjet

Brazil protestat, regjistrohet viktima e parë


ilustrim
ilustrim
Të paktën një person ka vdekur në kohën kur qindra mijëra veta kanë dal në rrugët e Brazilit në protesta anti-qeveritare.

Protestuesi raportohet se është vrarë në shteti Sao Paulo të enjten, pasi një makinë ka goditur turmën protestuese.

Në vendet tjera, si në Rio de Zhaneiro, policia ka shtënë me plumba gome dhe ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Në kryeqytetin Brasilia, forcat e sigurisë janë përleshur me protestuesit që synonin të futen në ndërtesën e ministrisë së punëve të jashtme.

Presidentja Dilma Rousseff ka ftuar mbledhje të jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar për të premten.

Protestat nisën rreth pakënaqësive sociale, ndërsa eskaluan në një lëvizje kundër zyrtarëve të korruptuar dhe jetës së shtrenjtuar të brazilianvë që janë mikpritës të Botërorit 2014 në futboll.

Protestuesit thonë se më shumë mjete financiara duhet të shpenzohen në arsim, mirëqenie sociale dhe shëndetësi.
XS
SM
MD
LG