Ndërlidhjet

Iran - Arrestohen 13 peshkatarë nga Emiratet


Ilustrim
Ilustrim
Marinsat iranian kanë arrestuar 13 peshkatarë në anijet që mbanin flamurin e Emirateve të Bashkuara Arabe, të cilët sipas televizionit shtetëror kanë peshkuar në ujërat territoriale të Iranit.

Në lajmet e mbrëmjes të televizionit iranian thuhet se komandanti i bazës së marinsave në ishullin Abu Musa arrestoi 12 peshkatarë me prejardhje nga Emiratet, kurse njëri ështe shtetas i Indisë.

Dy anije janë konfiskuar me këtë rast, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje për kohën e arrestimit dhe vendin e saktë se ku ndodhi incidenti.

Irani kontrollin ishullin Abu Musa prej vitit 1971, i cili gjendet në hyrje të Gjirit Persik, ndërsa Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pretendime territoriale.
XS
SM
MD
LG