Ndërlidhjet

Spanja arreston tetë rekrutues terroristësh


Ilustrim

Ilustrim

Policia spanjolle thotë të ketë shkatërruar një celulë të dyshuar për lidhje me Al-Kaidan, që kishte për detyrë dërgimin e luftëtarëve në Siri.

Në një komunikatë për shtyp, ministria e brendshme e Spanjës njofton se të premten janë arrestuar tetë të dyshuar në Ceuta, në një territor spanjoll në kufi me Marokon.

Ministria sqaron se ky rrjet vepronte në Ceuta dhe në qytetin fqinjë maroken Fnideq, dhe se supozohet që ka dërguar me dhjeta musliman për të luftuar në Siri.

Sipas ministrisë spanjolle, disa prej muslimanëve të rekrutuar kanë kryer sulme vetëvrasëse.

Të dyshuarit akuzohen për ndërlidhje me një grup terrorist.

Në komunikatë shkruan edhe se të dyshuarit e arrestuar u jepnin të holla rekrutëve dhe mjete të tjera për udhëtim jashtë vendit, dhe se gjithçka kryhej në bazë të urdhërave të Al-Kaidas.
XS
SM
MD
LG