Ndërlidhjet

Ministrja Çitaku ligjëron sot në Beograd


Ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku

Ministrja për Integrime Evropiane Vlora Çitaku

Ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane Vlora Çitaku merr sot pjesë në konferencën e organizuar nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Drejtori i këtij forumi, Dushan Janjiq tha për mediat se temat e diskutimeve do të jenë integrimet evropiane dhe zbatimi i marrëveshjes së Brukselit, për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjithçka është planifikuar në atë mënyrë, që ne bashkërisht të mbajmë një ligjeratë”, ka thënë Janjiq.

Sipas tij, formati i diskutimeve në këtë konferencë do të jetë sipas formulës Gimnych, ku pjesëmarrësit përfaqësohen vetëm me emra e mbiemra, e jo me titujt e tyre institucional.

Ministrja Çitaku ka udhëtuar mbrëmë nga Prishtina për në Beograd.
XS
SM
MD
LG