Ndërlidhjet

Italia qëndrore goditet nga tërmeti 5.2 ballë


Ilustrim

Ilustrim

Një tërmet prej 5.2 ballë richter ka dridhur pjesën qëndrore dhe veriore të Italisë të premtën, ndërsa ende nuk ka raporte për të lënduar apo dëme materiale.

Megjithatë, dridhjet kanë bërë që shumë shkolla të evakuohen, njoftojnë autoritetet.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar në mes të qyteteve Massa dhe Lucca në Toskanë, si dhe në La Spezia në rajonin e Ligurias, instituti gjeofizik ka bërë të ditur.

Dridhjet janë hetuar edhe në qytetin më të madh verior italian Milan.
XS
SM
MD
LG