Ndërlidhjet

Taivani lajmëron rastin e parë të H6N1


Ilustrim
Ilustrim

Taivani ka raportuar të premten, atë që llogaritet të jetë rasti i parë në botë i infektimit të njeriut me virusin H6N1 të gripit të shpezëve, që kryesisht gjendet në shpezë.

Një grua 20 vjeçe, që jetonte në Taivanin qëndror kishte shfaqur simptoma të gripit më 5 maj, dhe ishte hospitalizuar për pak kohë nga pneumonia, para se të shërohet plotësishs, lajmëron Qendra për Sëmundje Ngjitëse (CDC).

Mostrat e saj, kanë dal më vonë pozitive për virusin H6N1.

4 nga 36 njerëz që kanë pasur kontakt me gruan e sëmurë, kanë shfaqur simptome të virusit, por asnjë prej tyre nuk ka dal pozitiv në testet për H6N1.
XS
SM
MD
LG