Ndërlidhjet

Majtistët e moderuar braktisin qeverinë greke


Ilustrim
Ilustrim
Pas një jave të gjatë të krizës qeveritare në Greqi, që u shkaktua nga mbyllja e televizionit dhe radios publike ERT, del se ky shtet do të shkoj prapë në zgjedhje, njofton një zyrtar i lartë qeveritar grek.

Kjo pasi, partia e moderuar greke Demokratike e Majtë do të tërhiqet nga koalicioni qeveritar, një prej ministrave që i takon kësaj partie ka konfirmuar të premten.

“Pas vendimit të partisë për t’u tërhequr nga qeveria, dhe tërheqjes së ministrave të vet, unë do të ofroj dorëheqjen time kryeministrit”, u ka thënë medieve ministri i reformës në largim, Antonis Manitakis.
XS
SM
MD
LG