Ndërlidhjet

logo-print

BE: Ashton dhe Fyle informojnë për progres në zbatim


Catherine Ashton (majtas) dhe Stefan Fyle

Catherine Ashton (majtas) dhe Stefan Fyle

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, dhe komisionari për zgjerim, Stefan Fyle, në letrën dërguar sot ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, “kanë informuar për progresin e arritur në implementimin e marrëveshjes për normalizim” ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Këtë për Radion Evropa e Lirë e ka konfirmuar Peter Stano, zëdhënës i zotit Fyle.

Ky zhvillim u bë pas takimit të fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiqi, në Bruksel, i cili është vlerësuar si konstruktiv dhe se është shënuar progres. Ky takim praktikisht ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Progresi në implementimin e marrëveshjes së 19 Prillit paraqet kriter tejet të rëndësishim për vendimin e Bashkimit Evropian për caktimin eventual të datës së fillimit të negociatave për pranim me Serbinë dhe për marrëveshjen e stabilizim – asocimit me Kosovën.
XS
SM
MD
LG