Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kerry e filloi turneun tejoqeanik


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, e ka filluar një udhëtim tejoqeanik 12 ditësh, gjatë të cilit temë kryesore e diskutimeve me zyrtarët e disa vendve, do të jetë konflikti në Siri dhe përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes politike për luftën në Afganistan.

Zoti Kerry sot është nisur për në Katar, ku nesër merrë pjesë në takimin e “Miqve të Sirisë”, që është një grup i vendve ku do të diskutohet për ndihmën për kryengritësit në Siri.

Arrdhja e zyrtarit të lartë amerikan në Katar u bë para hapjes së bisedimeve të planifikuara të Shteteve të Bashkuara me përfaqësuesit e talibanëve, në një zyre të re politike, që ata e kanë hapur këtë javë në kryeqytetin Doha.

Hapja e kësaj zyreje talibane e ka zemëruar presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, dhe ka shkaktuar përplasje diplomatike të Kabulit me Uashingtonin.

Gjatë turneut, John Kerry do ta vizitoj edhe Indinë, Arabinë Saudite, Jordaninë, Izraelin dhe Brunein.
XS
SM
MD
LG