Ndërlidhjet

K. Veriore: Kërcënim ndaj “armiqësisë amerikane”


I dërguari i Koresë Veriore Sin So-Ho
I dërguari i Koresë Veriore Sin So-Ho
I dërguari i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara, Sin So-Ho, ka thënë se ajo që ai e cilësoi si armiqësi amerikane, “mund të çoj në luftë në çdo kohë”, por ka përsëritur ofertën për bisedime.

Në një konferencë të rrallë për shtyp në Nju Jork, Sin So-Ho, tha se Uashingtoni ka shkaktuar tensionet me atë që ai e cilësoi si “kërcënim” atomik dhe duke mbajtur ushtrime ushtarake me Korenë Jugore.

Por, ai theksoi se Koreja Veriore është e gatshme për bisedime “të gjëra” me Shtetet e Bashkuara, përfshirë edhe çështjen e çarmatimit atomik.

Sipas tij, Pheniani “kurrë nuk do të tërhiqet nga vetëmbrojtja”.

I dërguari i Koresë Veriore në Kombet e Bashkuara ka kërkuar, poashtu, që Shtetet e Bashkuara t’i tërheqin sanksionet ndaj Koresë Veriore dhe i ka rekomanduar shtetet anëtare të OBK-së, që të mos i respektojnë sanksionet e Këshillit të Sigurimit që janë imponuar për shkak të provave raketore dhe atomike të Phenianit.
XS
SM
MD
LG