Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Snowden akuzohet për spiunim dhe vjedhje


Edward Snowden

Edward Snowden

Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka akuzuar për spiunim personin Edward Snowden dhe ka kërkuar nga autoritetet e Hong-Kongut, që ta arrestojnë atë.

Snowden është ish-kontraktor i Agjencisë për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka dhënë informacione për programet sekrete të vëzhgimit telefonik dhe të Internetit.

Në dokumentet e gjykatës, të publikuara mbrëmë vonë, thuhet se Edward Snowden është akuzuar për spiunim, vjedhje dhe komunikim të paramenduar të informatave sekrete të inteligjencës.

Akuzat penale kundër zotit Snowden janë përgatitur në një gjykatë federale në Virxhina.

Secila nga akuzat bartë me vete dënimin maksimal me 10 vjet burg.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara po përgatiten për ta kërkuar ekstradimin e zotit Snowden nga Hong-Kongu.

Snowden shkoi në Hong-Kong muajin e kaluar, pasi e kishte lënë punën e tij në një kapacitet të Agjencisë për Sigurinë Kombëtare në Havai.

Ai e ka pranuar dhënien e informacioneve sekrete në një intervistë për gazetën britanike “The Guardian” më 9 Qershor.
XS
SM
MD
LG