Ndërlidhjet

logo-print

BE: Dështuan përpjeket për marrëveshje për bankat


Pamje nga Lukesmburgu

Pamje nga Lukesmburgu

Ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për mundësinë e mbylljes së bankave të këqia, në mënyrë që të parandalohet vazhdimi i dëmtimit të ekonomisë nga ana e tyre.

Zyrtarët thanë se ministrat kanë diskutuar për këtë çështje afro 20 orë në Luksemburg, por nuk ia dolën të arrijnë pajtueshmëri.

Rundi tjetër i bisedimneve pritet të mbahet të mërkurën e ardhshme, para samitit të liderëve të Bashkimit Evropianë.

Krijimi i një strukture rregulluese të bankave shihet si një pjesë e rëndësishme e ripërtritjes së stabilitetit ekonomik dhe financiar.
XS
SM
MD
LG